Rikthim i identitetit – në shtëpinë e armikut

Nuk dinin për fitore në pesë “El Clasicot” e fundit.
U eleminuan nga Liga e Kampionëve. Drita nuk shihej në fund të tunelit për Barcelonën.
Por, në krye me Xavi Hernandez, në mes të “Santiago Bernabeut” – katalunasit dhuruan një shfaqje arti.
Një rikthim në identitet – në shtëpinë e armikut.
Blaugranët kanë triumfuar në udhëtim ndaj Real Madrid, me rezultat të pastër 0-4.
Golin e parë e realizoi Pierre – Emerick Aubameyanag – në minutën e 29-të.

Teksa – u asistua nga Osumane Dembele.
U prit një kundërpërgjigje nga vendasit, por nuk erdhi.
Kurse, në anën tjetër, Barca shënoi edhe një herë – me anë të Ronald Araujos.
Qendërmbrojtësi uruguain shënoi me kokë – pasi krosimit të dhënë nga Dembele.
Për 3-0 u përkujdes Ferran Torres, kur po zhvillohej minuta e 47-të.
Pas një asistimi maestral të dhënë nga Aubameyang, sulmuesi spanjoll u tregua i ftohtë.
Por, Barca nuk u mjaftua me kaq.
Aubameyang – shënoi edhe një herë, duke treguar se po kalon në formë jetësore.

Për 32 vjeçarin ky ishte goli i nëntë me fanelën e katalunasve.
Tashmë – Barcelona ngritet në vendin e tretë – me 55 pikë.
12-të më pak se madrilienët që vazhdojnë të prijnë.
Por – blaugranët tashmë kanë 11-të ndeshje pa humbje dhe duket që kanë “rilindur“./Shqip.com