Kulturë Kino

Rikthehet “Vdekja e kalit” nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka njoftuar se kinemaja e institucionit do të jetë në dispozicion të publikut për shfaqjen e filmave në ditët dhe oraret e kërkuara nga publiku duke filluar nga e premtja e 6 majit.

Programi ‘KINOJONË’ do të nisë me shfaqjen e filmit ‘Vdekja e kalit’ (Saimir Kumbaro 1992) në versionin e tij dixhital të restauruar.

“Jemi të lumtur që arti dhe kultura mund të kapërcejnë kufijtë që vendos gjeopolitika dhe jemi krenarë që kinematografia shqiptare është tashmë pjesë e kinematografisë europiane duke u promovuar krahas 19 vendeve të tjera në programin ArteKino Classics në arte.tv.”, thuhet në njoftimin e AQSHF-së.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se çdo ditë pas datës 6 maj 2022, ju mund të dërgoni kërkesën për shfaqje në adresën [email protected] duke lajmëruar titullin e dëshiruar nga fondi i AQSHF-së si dhe datën dhe orarin e parapëlqyer./Shqip.com