Rikthehet dhuna në basketboll – Ndërpritet ndeshja mes Rahovecit dhe Prizrenit, ndërhynë edhe policia
Publikuar:
(08.10.2022 21:19:24)

Ndeshja e javës së pestë në Superligën e Basketbollit mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit është ndërprerë pas tensionimit të situatës.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e reagimeve të shumta nga grupet e dy tifozëve dhe bankave rezervë.
E gjithë historia filloi me tensionimin e lojtarëve në parket, për të vazhduar tek tifozët. Duhet të përmendet fakti se tifozët vendas, ata të Rahovecit, u afruan tek banka e ekipes mysafire Ponte Prizreni.
Ndeshja për momentin është ndërprerë dhe priten të reja sa i përket vendimit përfundimtar.
Ndeshja u ndërpre 1:24 sekonda pa përfunduar çereku i tretë dhe Ponte Prizreni po udhëheq me rezultatin 58:63./SHQIP.com
/Shqip.com