Rikthehen “zërat”, Flori Mumajesi në një lidhje me Kejsi Tolën?
Publikuar:
(14.04.2022 18:28:18)

Jeta e Flori Mumajesit është rikthyer prapë në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi ai çdo herë është komentuar për vajza të njohura të ekranit.
Një gjë e tillë është duke ndodhur edhe tani.
Së fundmi, Flori ka publikuar në Instastory një video ku thuhet: “Të gjitha këngët kanë jetë të Florit brenda”.

Menjëherë mbas këtij postimi, artisti ka publikuar këngën që ka shkruar për Kejsi Tolën në “Kënga Magjike 2018”, e cila titullohet “Më ke mua.”
Kaq ka mjaftuar që të rikthehen zërat se dyshja janë në një lidhje, pasi kjo këngë është një dedikim romantik dashurie. Pasi Flori ka konfirmuar se të gjitha tekstet që shkruan kanë kuptim pasi i lidhë me përvoja personale nga jeta e tij.

Deri në një konfirmim nga dyshja mbetët vetëm dyshime./SHQIP.com