Rihapet ura e dëmtuar në Krime

Rusia thotë se e ka rihapur pjesën e padëmtuar të rrugës në një urë kyçe për në Krimenë e pushtuar që u godit nga një shpërthim mëngjesin e sotëm.
Siç raporton BBC, rrugën do të mund ta përdorin vetëm makinat dhe autobusët, të cilët i nënshtrohen procedurave të kontrollit të plotë. Kamionët po drejtohen në vendkalimin e trageteve aty pranë.
Hetuesit rusë thonë se besojnë se një kamion u hodh në erë duke shkaktuar shembjen e pjesëve të rrugës dhe djegien e një treni me karburant në urën paralele hekurudhore. Kjo lidhje është ende jashtë funksionit.
Hetuesit thonë se të paktën tre persona u vranë nga shpërthimi.
Ura është një rrugë e rëndësishme e furnizimi për forcat ruse që luftojnë në Ukrainën jugore.
Ajo u hap nga Presidenti Putin në vitin 2018 pas aneksimit të Krimesë nga Rusia./SHQIP.com
/Shqip.com