Lajme

Rihapet ambasada e Kosovës në Australi

Kosova ka funksionalizuar ambasadën e saj në Australi. 

Ambasadorja e re e Kosovës, Jetmira Bërdynaj-Shala, i ka dorëzuar kredencialet e saj tek Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë, David Hurley.

Ambasada kishte qëndruar e mbyllur për disa muaj pasi Ministrja e Jashtme e Kosovës kishte shkarkuar nga pozita e ambasadorit, Hajdin Abazin.  Shkarkime kishte pasur edhe në misionet e tjera diplomatike në kuadër të procesit të reformimit që ishte nisur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ndryshe ambasada e Kosovës në Australi ka njoftuar për emërimin  ambasadores së re.

“Ambasadorja e Kosovës më 1 prill 2022, ka dorëzuar letrat kredenciale te Guvernatori i Përgjithshëm i Komonuelthit të Australisë David Hurley”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Shqip.com