Rozë Ndërkombëtar

Rihanna është ndarë nga ASAP Rocky?

Rihanna dhe ASAP Rocky

Marrëdhënia mes këngëtares Rihanna dhe producentit Rakim Nakache Mayers, i njohur më mirë me emrin e tij skenik ASAP Rocky thuhet se ka marrë fund.

Sipas pretendimeve, superylli i popit vendosi të braktiste partnerin e saj pasi zbuloi se ai e kishte tradhtuar atë me stilisten e këpucëve Amina Muaddi. Muaddi ishte përgjegjës për dizajnimin e ofertës së këpucëve të Fenty dhe Rihanna-s madje shpesh shihej me këpucë të personalizuara nga etiketa e saj.

Louis Pisano, një influencues dhe komentues i modës, i cili në Instagram ka 130 mijë ndjekës dhe më shumë se 19 mijë në Twitter, ka ndezur thashethemet në rrjete sociale.

“Rihanna dhe ASAP Rocky janë ndarë. Rihanna u nda me të pasi e ka zënë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”, thuhet në një koment të bërë.

Në pak minuta, stilisti i modës thekson se e ka tradhtuar gjatë Javës së Modës në Paris, gjersa ky postim arriti gati 17 mijë pëlqime dhe u shpërnda më shumë se 10.6 mijë herë dhe me mbi 2400 komente.

Vetëm dy muaj më parë , dyshja njoftuan shtatzëninë e Rihannës me fëmijën e tyre të parë në mënyrën më në modë të mundshme pas thashethemeve prej muajsh për të./SHQIP.com