Rigon Gashi pjesë e top pesëshes më të mirë në “Rio Major”

Ekipi shqiptar Bad News Eagles është duke treguar formë fantastike në Majorin në Brazil, duke arritur që të kalojë në fazën tjetër pa humbur asnjë ndeshje.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, bNe arriti që të kalojë në ‘Legends Stage’ me rekord të ndeshjeve 3-0 (tri fitore, asnjë humbje).
Më i dalluari gjatë këtyre ndeshjeve padyshim se ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, i cili është edhe njëri ndër lojtarët më të vlerësuar deri më tani në IEM Rio Major.
Rigoni renditet në vendin e pestë me vlerësimin 1.38, duke u lënë pas nga lojtarë si degster, xertioN, kscerato dhe sh1ro.
The TOP 5 HIGHEST Rated Players from #IEM Rio so far:
🇷🇺 #1 @sh1rocsgo | 1.52
🇧🇷 #2 @kscerato | 1.46
🇮🇱 #3 @xertioNNCSGO | 1.41
🇷🇺 #4 @degsterof | 1.41
🇨🇭 #5 @rigoNcs | 1.38 pic.twitter.com/1j9l3uOaVh— BetwayCSGO (@BetwayCSGO) November 2, 2022
/Shqip.com