Rifillojnë garat në futbollin e Kosovës
Publikuar:
(02.02.2022 12:45:44)

Pas më shumë se dy muajve pushim, do të rifillojnë garat në futbollin e Kosovës për sezonin 2021/22, me ndeshjet e së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Ky do të jetë testi i parë i skuadrave pas përgatitjeve ndërmjet dy stinorëve garues. Orari i ndeshjeve, i përpiluar nga Komisioni i Garave, është si më poshtë:
Kupa e Kosovës – 1/8 e finales
E shtunë, 5.02.2022, ora 13:00
Gjilani – Dukagjini
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Onix – KEK-u
Ulpiana – Arbëria
E diel, 6.02.2022, ora 13:00
Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Fushë Kosova – Drita
E hënë, 07.02.2022, ora 13:00
Ferizaj – Llapi/Shqip.com