Lajme

Rifat Latifi rrëfen ditën kur e telefonoi Kurti për ta bërë ministër të Shëndetësisë

Ish- Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Po bëhen gati 1 vjet prej se Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Latifi ka treguar se si vendosi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë drejtimin e kësaj ministrie.

Ai ka zbuluar për herë të parë se si e kishte telefonuar Kurti për t’ia ofruar këtë pozitë.

“Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo”, thotë Latifi.

Ai e përshkruan këtë si një moment shoku, derisa tregon edhe si iu përgjigj Kurtit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Isha në shok. Jo shumë gjëra mund të më shokojnë mua, por në këtë pikë isha i shokuar sepse s’dija çfarë të bëja. S’më kishte ndodhur kurrë përpara. I thash, “Faleminderit, jam në shok, dhe se do të të njoftoj”, vazhdon rrëfimin Latifi.

Pas bisedës me Kurtin, thotë se foli me familjen dhe vendosi që të kthehej në Kosovë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Mendova gjatë dhe shumë. Mund të gjeja qindra arsye për të thënë jo- Jam në krye të lojës, jeta ime është këtu, jeta ime është e mirë, kam shtëpi të mirë, blah blah blah. Por, e kisha një problem. Si do t’ju thoja fëmijëve të mi se njëherë e kisha mundësinë ta ndihmojë Kosovën, por thash jo? Për atë arsye, dhe që të mos ankohem për situatën atje më, thash po”, thotë Latifi në intervistën për “The Ballkanista”.

Ai kujton ditën e parë kur e prezantoi Kurti si Ministër dhe konferencën për media.

Pas takimit e konferencës, Latifi thotë se vozitësi e kishte pyetur nëse dëshironte të shkonte në ministri.

Por, thotë se i tha jo, meqë dëshironte të ecte vetëm në qytet dhe të merrte frymë thellë, sepse “diçka e madhe kishte ndodhur”.

Latifi ende shpreson se mund ta përmirësojë situatën në shëndetësinë kosovare.

“Çdo ditë është ditë e re në Ministrinë e Shëndetësisë. Por, është një nder në jetën time. Është punë e vështirë, por e di se çfarëdo që bëj, e përmirëson situatën këtu”, u shpreh ministri i MSH-së, Rifat Latifi./Shqip.com