Ricky Hatton njofton rikthimin në ring në moshën 43-vjeçare

Ish-kampioni i botës, Ricky Hatton, ka njoftuar se do të kthehet në ringun e boksit në moshën 43-vjeçare.
Hatton u tërhoq nga boksi në vitin 2012, humbja e tij ndaj Vyacheslav Senchenko erdhi më shumë se tre vjet pas luftës së tij të mëparshme kundër Manny Pacquiao.
/origin-imgresizer.eurosport.com/2008/03/12/424562-23431454-2560-1440.jpg)
Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë, tani një trajner, do të përballet me ikonën meksikane Marco Antonio Barrera në qytetin e tij të lindjes, Manchester, më vonë këtë vit.
“Mund të konfirmoj rikthimin tim në ring. Bashkohu me mua për një natë të madhe feste – me akte muzikore më të mira – në Manchester më 2 korrik. Nuk është mënyra se si biesh, është mënyra se si ngrihesh…”, ka postuar Hatton në llogarinë e tij personale në Twitter.
I can confirm my return to the ring.
Join me for a huge party night – with top music acts – in Manchester on July 2. #HitmanRises
Ticket info: https://t.co/k2DKZfbSSl
It’s not how you fall, it’s how you rise… pic.twitter.com/8MUSHXivHE— Ricky Hatton MBE (@HitmanHatton) April 21, 2022
Ish-boksieri gjatë karrierës profesionale zhvilloi 48 meçe, ku pati 45 fitore, prej të cilave 32 me nokaut dhe tri humbje.

Hatton dhe kampioni i botës në tre pesha Barrera do të përballen në një ndeshje ekspozite me tetë raunde.
48-vjeçari meksikan, i cili u mund nga Amir Khan në vitin 2009, luftoi për herë të fundit në vitin 2011, kur e mbylli karrierën e tij profesionale me 75 ndeshje me fitore ndaj Jose Arias./Shqip.com