Ribashkimi me Kejsin, shoku e paralajmëron Stresin
Publikuar:
(19.12.2022 19:47:45)

Rep artisti i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Stresi ka hapur mjaft diskutime brenda dhe jap shtëpisë, me deklaratat e tij.
Ai kishte thënë se nuk ka më miq të vertetë.
Ndërkaq, për këtë ka folur për Prive, shoku i tij më i mirë Ols Nazari.
“Ndoshta ai mua më konsideron si vëlla, nuk më fut te shokët, nuk është mirë sepse Arkimedi ka shumë shokë dhe kanë bërë shumë për të, ndoshta e kanë lënë edhe jetën e vetë mbas dore, s’është mirë të fusësh të gjithë në një thes”, tha ai.
Tutje, ai ka folur edhe për dëshirën e Stresit për t’u ribashkuar me të dashurën.
Ai tha se nuk duhej të hynte aty për t’u pajtuar me të, atë e ka njohur në mënyrë private dhe duhej ta vazhdonte ashtu.
/Shqip.com