Lajme

Rezulton fals alarmi për bombë te hotel Plaza. Policia: Nga kontrollet nuk rezultoi gjë e kundraligjshme

Alarmi për bomë te hotel Plaza ndër më të preferuarit, në qendër të Tiranës, rezulton fals.

Policia njofton se nga kontrollet e ushtruara në parkingun e Plazës, në bashkëpunim me forcat xheniere nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme.

Ishte një telefonatë anonime ajo që ngriti në këmbë uniformat blu.

Për pasojë hoteli u evakuua brenda pak minutash, ndërsa mjaft klientë lanë dhomat e tyre mes panikut dhe përfunduan në rrugë.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të paraprakes së dhënë pak më parë e cila bënte fjalë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.

/Shqip.com