Sport Shqiptar

Rezultati i barabartë pas 45 minutave në dy ndeshjet e Superligës

Ka përfunduar pjesa e parë për dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Gjilani e Llapi janë duke barazuar pa gola, në stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Skuadra nga Podujeva tash e pesë ndeshje nuk di për fitore dhe tani kërkon ta thyej këtë bilanc negativ.

Por, ka përball Gjilanin që po kalon një stinor fantastik.

Në ndeshjen tjetër Drita është duke barazuar me Malishevën me rezultat 1:1.

Besnik Krasniqi, ia dhuroi skuadrës nga Gjilani epërsinë fillestare me një gol nga pika e bardhë.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën pas 11 minutave, kur shënoi Yoan Marc-Olivier.

Drita pati më shumë mundësi në vazhdimin e pjesës së parë, por nuk arriti t’i shfrytëzoj ato.

Almir Ajzeraj pati mundësin më të mirë, por goditja e tij u ndal nga portieri.

Malisheva e humbi mundësin e artë, pasi në minutat e fundit të ndeshjes fitoi penallti, por Shillova nuk arriti ta qoj topin në portë./Shqip.com