Sport Shqiptar

Rezultatet e pjesës së parë: Trepça 89 në epërsi, gjithçka e barabartë në Drenicë

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Trepça 89 është në epërsi përballë Dukagjinit, kurse Drenica e Prishtina po barazojnë pa gola.

Skuadra nga Mitrovica është duke udhëhequr me rezultat 2:0.

Epërsinë Trepçës 89 ia dha Armend Gashi në minutën e 18-të.

Golin e dytë për vendasit e shënoi, Robert Rrahmani nga pika e bardh.

Në ndeshjen tjetër Drenica e Prishtina po barazojnë pa gola, pavarësisht kësaj të dyja skuadrat patën raste, por nuk i shfrytëzuan ato.

Prishtina është duke e dominuar ndeshjen, por nuk ka arritur të gjej rrugën deri te goli./Shqip.com