Sport Shqiptar

Rexhepi merr timonin e Lirisë

Liria ka prezantuar trajnerin e ri.

Bëhet fjala për Ish-ndihmësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Xhengis Rexhepi.

Rexhepi do të marr drejtimin e skuadrës nga Prizreni për stinorin 2022/23.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Ai ka theksuar se qëllimi i tij është ta rikthej klubin në Superligën e Kosovës.

“Është nderë e privilegj të drejtojë një skuadër me nam, siç është Liria. Objektivi parësor mbetet kthimi në elitë. Liria dhe qyteti i Prizrenit, por dhe Kosova e meriton dhe e ka për nder që një ekip i tillë të jetë në Superligë. Me punë dhe angazhimin e të gjithëve besoj në sukses”, tha Rexhepi pas nënshkrimit të kontratës.

May be an image of 1 person and standing

Sezonin e kaluar, Rexhepi ka qenë në krye të ekipit nga Maqedonia e Veriut, Besa.

Ndërsa, në Kosovë ka drejtuar skuadrat si Dukagjini e Llapi./Shqip.com