Reperit amerikan brenda një viti i vdesin vajza dhe djali

Reperi i famshëm amerikan Freeway, ka humbur vajzën e tij 21 vjeçare.
Lajmi i hidhur vjen vetëm një vit pas vdekjes së djalit të tij të quajtur, Jihad.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi që ka shpërndarë me fansat në Instagram ku ka treguar për dhimbjen e tij.
“Ju premtoj që ajo ishte personi më i ëmbël, më i sjellshëm, më i kujdesshëm dhe më e dashur që unë njoh. Allahu me të vërtetë më bekoi që e solli atë në jetën time. E dua shumë dhe kjo më dhemb shumë”.

Ai ka treguar që vajza e tij ishte në luftë kundër kancerit që nga shtatori i vitit 2020.
“Kjo video u bë në shkurt të këtij viti në ditëlindjen e saj të 21-të. Edhe pse po luftonte kancerin, ajo ishte gjithmonë e lumtur e gjithmonë e buzëqeshur dhe që gjithmonë ma ndriçonte ditën. E vetmja gjë që më ngushëllon është se e di 100% se ajo beson në Allahun dhe ishte një person i mirë. Unë me të vërtetë besoj se ajo ka gjithçka që duhet për të hyrë në parajsë”.
Freeway reveals the passing of his daughter, Harmony, after a battle with cancer. Our thoughts and prayers are with him and his family. 🙏💯 @Phillyfreezer pic.twitter.com/6OlUbsDQB3
— WORLDSTARHIPHOP (@WORLDSTAR) October 24, 2021
Lajmi i trishtuar i vdekjes së Harmony pason vdekjen e djalit të Freeway, Jihad, i cili vdiq në tetor 2020 dhe ishte vetëm 20 vjeçar./SHQIP.com