Reperi i njohur fracez inspirohet nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Reperi francez, Karim Zenoud i njohur me emrin artisitk “Lacrim” ka publikuar të enjten këngën e tij më të re.
Projekti titullohet “Kanun”, i cili paraqet jetën rebele të disa grupeve, si dhe mbledhjen e borxhit nga ta, ndërsa videoklipin e ka realizuar në Shqipëri, shkruan Shqip.com.
Reperi më origjinë algjeriane ka treguar se është inspiruar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit për ketë këngë, si dhe në klipin e tij është reperi, Noizy.
View this post on Instagram
Lacrim ka falënderuar reperin nga Durrësi për ndihmën që i ka dhënë, ndërsa e ka quajtur – vëlla.
“Kanun është publikuar në Youtube. Faleminderit vëllai im@noizy për gjithçka që ke bërë për ne”, ka shkruar ai, ndër të tjera, në Instagram.
36 vjeçari është një nga reperat më të njohur në Francë, ndërsa sipas disa raportimeve, ai dhe Noizy do bashkëpunojnë për një projekt muzikor – në të ardhmen e afërt. /Shqip.com.