Renditja e UEFA-s, ja ku renditen klubet kosovare
Publikuar:
(15.02.2024 15:11:57)
Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka publikuar sot renditjen e saj më të re për klube.
Skuadra kosovare e pozicionuar më së miri në këtë ranglistë është Ballkani. Kampioni i Kosovës pozicionohet në vendin e 159.
Më tutje, nënkampioni i Kosovës, Drita renditet në pozitën e 2012, pastaj vjen Gjilani në vendin e 340, Dukagjini është në vendin e 370, një vend më lartë se Llapi që është i 171-ti.
Sa i përket pjesës së epërme të tabelës, Manchester City është i pari, i ndjekur nga Bayerni, Real Madridi, Parisi-Liverpooli dhe Interi.
/Shqip.com