Rekord në Serie A, Milan shkruan histori pas barazimit me Salernitanën
Publikuar:
(14.03.2023 09:49:08)

Skuadra italiane Milan barazoi me rezlat 1:1 me Salernitanën në Serie A.
Kuqezinjtë nuk ia arritën të ruanin epërsinë e krijuar pas golit të shënuar nga Oliver Giroud.
Në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, Milan vendosi një rekord në historinë e tyre në Serie A. Asnjë lojtar italian nuk e nisi si titullar takimin për skuadrën e Stefano Piolit.
Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një ndeshje kampionati.
Ndërkohë, skuadra italiane siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Ligws sw Kampionwve dhe të premten do të mësojë rivalët në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
/Shqip.com