Lajme

Rekomandohet shkarkimi i Bordit të Autoritetit Regullativ të Hekurudhave

Bordi i Autoritetit Regullativ të Hekurudhave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë, ka iniciuar shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave në mbledhjen e sotme, shkruan SHQIP.

Me 6 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim është inicuar shkarkimi, kërkesën e të cilen e ka bërë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba.

“Në vlerësimin që i kemi bërë në raportimin që ka qenë punë e këtij bordi mendoj se sot është vetëm çështja e votimit. I qëndroj kërkesës sime”, ka thënë Zyba raporton KP.

Por, kundër shkarkimit është shprehur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Nura.

“Është e paarsyeshme, ne e kemi analizuar mirë e kemi pa edhe raportin e auditimit ka qenë ndër më të mirët. Unë jam kundër”, tha ai.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka abstenuar në votim, me arsyetimin se duhet të bëhet një analizë e secilit anëtarë veç e veç dhe jo të ketë votim kolektiv.

“Sikur kur kanë qenë vlerësimet individuale kur janë emëruar e njëjta procedurë duhet të jetë edhe tash. E kam problem në parim votimin kolektiv”, tha ai.

Kryetarja e këtij komisioni, Fitore Pacolli, tha se kur bordi ka raportuar nuk ka arritur të bëjë dallime se kush ka punuar mirë dhe kush jo.

“Nuk kam arritur të bëjë një dallim se kush ka punuar më keq apo më mirë, pasi puna ishte ekipore”, ka deklaruar ajo./SHQIP.com