Regjistrohet një rekord i “zi” në Kupën e Botës
Publikuar:
(20.11.2022 19:43:54)

Tashmë përfunduar tashmë ndeshje hapëse e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, raporton Shqip.com.
Ndeshja hapëse e këtij turneu u zhvillua mes shtetit nikoqir, Katarit dhe Ekuadorit.
Në “Al Bayt Stadium”, ndeshja e sotme i takoi kombëtares ekuadoriane me rezultat 0:2.
Me këtë humbje, Kombëtarja e Katarit e ka shënuar një rekord të “zi” në histori të Kupës së Botës.
Katari është bërë nikoqiri i parë në historinë e botërorit që e humbet ndeshjen hapëse.

Valencia e shënoi edhe një gol tjetër në minutën e tretë, por që gjyqtari Orsato e ndali për “offside”.
Ndryshe, kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin A, aty ku bëjnë pjesë edhe Holanda e Senegali.
/Shqip.com