Regjisori nga Kosova pjesë e grupit të ekspertëve të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Ukrainë

Regjisori nga Kosova Mentor Zymberaj do të jetë pjesë e grupit të ekspertëve të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Ukrainë.
Kështu ka bërë të ditur vetë Zymberaj në rrjetin social Facebook.
“Sot me 20.06.2022 ne Monoteatrin Kut-Tv (online) fillon Festivali Ndërkombëtar i Monodramës në Khelmenitsky, Ukrainë VIDLUNJA, edicioni XXIV, në të cilin Festival kam nderin të jem në grupin e ekspertëve të cilët do të vlerësojnë monodramat pjesëmarrëse”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, në mesin e grupit të ekspertëve të Festivalit janë: Vasili Nevolov (Ukrainë); Angelina Rosca-Ichim ( Moldavi); Mentor Zymberaj (Kosovë).
Zymberaj, njihet për filmat e tij të suksesshëm në botë si “Sofra e Varrit”, “Ëndrrat e Hamletit”, të cilët u nderuan me çmime në festivale të ndryshme të filmit./Shqip.com