Kulturë Kino

Regjisori kosovar nominohet për çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar në “ME Film Festival”

Regjisori kosovar i filmit “Ditë e kuqe”, Besim Ugzmajli, është nominuar për të fituar çmimin më të mirë ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Milledgeville and Eatonton Film Festival, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “ME Film Festival”.

Filmi “Ditë e Kuqe”, është shfaqur në shumë kinema të botës dhe është vlerësuar nga kritikuesit e filmit.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marrë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”.