Reece James jashtë fushës për tetë javë, humb Kupën e Botës
Publikuar:
(15.10.2022 22:40:17)

Klubi i Chelseat ka njoftuar se Reece James do të mungojë në fushë për tetë javë, pas lëndimit të gjurit të pësuar në lojën kundër Milanit.
“Pas lëndimit të gjurit, Reece James vizitoi një specialist këtë fundjavë. Pas konsultimit, Reece tani do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi dhe pritet të jetë jashtë për tetë javë”, thuhet në komunkatën e klubit.
Kjo i bie se anglezi do të humbasë Kupën e Botës, pasi kjo e fundit nis në pesë javë.
James ishte një nga lojtarët më në formë në ekipin e Chelseas që nga fillimi i kampionatit./SHQIP.com/
/Shqip.com