Sport Ndërkombëtar

Reali rivalizon United për Pochettinon

Aventura e Mauricio Pochettinos te Paris Saint-Germainin pritet të përfundojë në verë.

Sipas MailSport, edhe Real Madridi është futur në garë për shërbimet e Pochettinos.

Real Madridi duket se nuk i beson Carlo Ancelottit dhe është duke parë mundësin të nënshkruaj me Pochettinon.

Skuadra spanjolle kishte shprehur interesim edhe gjatë verës, por nuk kishte arritur ta bind trajnerin t’i bashkohet skuadrës.

Për shërbimet e ish-trajnerit të Tottenhamit kanë shprehur interesim edhe Manchester United.

Trajneri i tanishëm i United, Ralf Rangnick do të marrë rol drejtues dhe “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një trajneri të ri.

Trajneri argjentinas nuk ka arritur të bind bordin e klubit me taktikat e tij, andaj me të përfunduar ky edicion do të shkarkohet.  

PSG duket se e ka synim që Zinedine Zidane të jetë trajner i tyre, ndërsa Arsene Wengerin e sheh si drejtor sportiv në klub.

Kështu, Pochettinos do t’i hapej dera të zgjidhte nëse dëshiron të shkojë në Spanjë apo të rikthehet në Angli. /Shqip.com