Sport Ndërkombëtar

Reali e zyrtarizon largimin e Asensios

Marco Asensio edhe zyrtarisht do të largohet nga Real Madridi.

Lajmin për largimin e spanjollit e ka konfirmuar vetë klubi mbretëror përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

Klubi mbretëror i ka uruar fat Asensios në vazhdimin e karrierës.

Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij.”, thuhet në deklaratën lamtumirëse të Real Madridit.

27-vjeçari do të largohet nga Real Madridi pas shtatë sezoneve, ku ka fituar 17 trofe, 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

/Shqip.com