Sport Shqiptar

Real-Nacho arrihet marrëveshja

Mbrojtësi spanjoll Nacho Fernandez, do të jetë pjesë e Real Madridit të paktën edhe një sezon.

Sipas medieve iberike, ‘Los Blancos’ dhe Nacho kanë arritur marrëveshjen e re të vlefshme edhe për një vit.

Interi ishte i interesuar për spanjollin, megjithatë, skuadra ‘mernguese’ ishte e vendosur që të mbajë në skuadër Nachon.

Nacho është pjesë e Realit nga viti 2001, kurse është paraqitur për Realin në 319 ndeshje si profesionist dhe ka fituar gjithçka, mes të cilave 5 Liga të Kampionëve, 5 Botërore klubesh, 4 Superkupa Europe, 3 tituj kampion, 2 Kupa Spanje dhe 4 Superkupa Spanje.

/Shqip.com