Real Madrid vazhdon me fitore, goli i Muriqit nuk i mjafton Mallorcas

Real Madrid merr edhe fitoren e pestë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë stinor, duke rimarr kryesimin e tabelës.
Vedat Muriqi dhe Mallorca u mposhtën me rezultat 4:1, në “Santiago Bernabeu”.
Muriqi e filloi shumë mirë, duke e pasur një mundësi në sekondat e parë të ndeshjes, por goditja e tij u bllokua.
🇪🇸 Vedat Muriqi scores against Real Madrid. Vedat scores against Madrid. Vedat doing what he does best!
Get in Pirate! 🏴☠️🇽🇰pic.twitter.com/dAQzSXalrh
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) September 11, 2022
Por, atë që nuk arriti ta bëjë në fillim të ndeshjes sulmuesi kosovar e arriti 30 minuta më vonë, ku me kok e qoi topin në rrjetë.
Epërsia e mysafirëve zgjati vetëm pak minuta, pasi pak para përfundimit të ndeshjes, Fede Valverde shënoi një super gol nga largësia.
Epërsinë e “Mbretërve” ia siguroi Vinicius JR, i cili u asistua nga Rodrygo.
VINICIUS JR GOAL! pic.twitter.com/TC3jJFirWC
— TC (@totalcristiano) September 11, 2022
Derisa, për golin e sigurisë u përkujdes Rodrygo, që gjeti rrjetën pakë minuta para fundit.
RODRYGO WHAT A GOAL! pic.twitter.com/0A4l773aUY
— TC (@totalcristiano) September 11, 2022
Në minutat shtesë ishte Rudiger, ai i cili e vulosi rezultatin përfundimtar.
Në minutat shtesë ishte Rudiger, ai i cili e vulosi rezultatin përfundimtar.
Tani Reali kryeson La Ligan me 15 pikë, kurse Mallorca është e 13 me pesë./Shqip.com