Real Madrid – Manchester City, shënohet goli i dytë (VIDEO)
Publikuar:
(09.05.2023 22:36:48)

Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen Real Madrid – Manchester City, e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.
Kevin De Bruyne i ka barazuar shifrat në 1-1, me një gol të bukur në minutën e 67-të.
Reprezentuesi belg më herët u asistua nga Ilkay Gundogan.
Reali pjesën e parë e mbylli me epërsi prej 1-0, pasi Vinicius shënoi në minutën e 36-të.
/Shqip.com