Real Madrid – Manchester City, formacionet zyrtare

Real Madridi sonte është mikpritës i Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo përballje nga shumëkush shihet si “finale e parakohshme”.
Real Madridi ka pak probleme në mbrojtje, pasi Eder Militao është i pezulluar ndërsa Ferland Mendy është i lënduar.
Megjithatë, Luka Modric do të jetë i aftë për të startuar pasi mungoi në fitoren e Copa del Rey të dielën.
Kevin De Bruyne u rikthye në skuadrën startuese të Manchester City dhe ky është lajm i mirë për Pep Guardiolën.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Rudiger, Alaba, Camavinga; Valverde, Modric, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Gundogan (C), De Bruyne, Bernardo, Grealish, Haaland.


/Shqip.com