Real Madrid e fillon ndeshjen me një mungesë të rëndësishme
Publikuar:
(04.05.2022 19:33:08)

Real Madrid do tentojë ta përmbys rezultatin ndaj Manchester Cityt, në gjysmëfinalen që nis me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i madrilienëve, Carlo Ancelotti është detyruar ta bëjë një ndryshim – në formacionin startues.
Për shkak të lëndimit të David Alaba, nga minuta e parë do të luaj Nacho Fernandes – i cili në qendër të mbrotjes do jetë partner Eder Miliaton.

Mesfusha është e zakonshmja: Kross, Modric dhe Casemiro.
Teksa, në fazën e sulmit do luajnë Benzema, Vinicius dhe Valverde.
Takimi i parë kishte përfunduar me epilog 4-3 në të mirë të anglezëve, dhe spanjollët do të duhen të fitojnë me dy gola epërsi – për të siguruar një kualifikim në finale.
*City – nuk ka publikuar ende formacionin startues. /Shqip.com