Real Madrid e blindon vendin e parë në La Liga

Tjetër ndeshje, tjetër fitore.
Real Madrid nuk po njeh kundërshtarë në La Ligën spanjolle.
“Los Blancsos” kanë dalë fitues me rezultat 0-2, në udhëtim ndaj Real Sociedad.
Goli i parë në këtë takim u realiziua nga Vinicus Jr, kur po zhvillohej minuta e 47-të.
Për sulmuesin nga Brazili, ky ishte goli i dhjetë këtë sezonë në futbollin elitar në Spanjë.
Rezultati mbeti i njëjtë për vetëm dhjetë minuta. Jo pse Sociedadi i barazoi shifrat, por madrilinët e shënuan edhe golin e dytë.
Kësaj radhe, autor ishte Luka Jovic, ndërsa asistues Casemiro.
Me këtë fitore, “mbretërit” kanë 39 pikë, tetë më shumë se Sevilla – që është një pozitë më poshtë.
Ndërsa, 16-të më shumë se rivali i përjetshëm, Barcelona, e cila gjendet në vendin e tetë.
Siq po shkojnë gjerat momentalisht, galaktikët janë favoritët kryesorë për të dalë kampionë në këtë sezonë.
Në takimet tjera që u zhvilluan në të njëjtin orar u regjistruan këto rezultate:
Napoli 2-3 Atalanta
Lens 1-1 PSG /Shqip.com