Real Madrid dështon përballë Betis
Publikuar:
(05.03.2023 22:54:28)

Skuadra e Real Madrid është larguar edhe më shumë në garë për titull.
Madrilienët nuk kanë arritur më shumë se një barazim pa gola përball Real Betis në ndeshjen e xhiros së 24-të La Ligës.
Edhe pse Benzema shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes, pas rishikimit të VAR, goli nuk u pranua.
Të dy skuadrat patën shumë raste shënimi por që rezultati mbeti ai i fillimit.
Pas barazimit, Real Madrid gjendet në pozitën e dytë me 53 pikë, nëntë pikë larg Barcelonës ndërsa Betis gjendet në pozitën e pestë me 41 pikë.
/Shqip.com