Sport Ndërkombëtar

Real Madrid bën hap fals në luftën për titull

Real Madridi ka dështuar para të shikuesve të vet. Madrilenët u ndanë baras (0:0) me Real Sociedadin, në takimin e javës së 19-të në kampionatin spanjoll, duke ngecur edhe më shumë nga lideri në renditjen e klasifikimit.

Nuk mjafton dominimi kur nuk shënon, ky barazim e bën me dhimbje koke trajnerin Carlo Ancelotti, pasi tani janë pesë pikë larg rivalit të përbetuar e të përjetshëm Barcelonës.

Karim Benzema përkundër lojës së mirë nuk shënuan në portën e Sociedadit.

Pas javës së 19-të, Barcelona kryeson me 47 pikë, duke lënë pas Realin me 42, Real Sociedadin 39 sosh.

/Shqip.com