Real Madrid – Barcelona, gjysmëfinalja e Kupës së Spanjës
Publikuar:
(30.01.2023 14:06:06)

Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.
Një tjetër El Clasico do t’u serohet tifozëve të futbollit, pas atij që u zhvillua në finalen e Superkupës së Spanjës.
Barcelona ia doli të triumfonte në atë takim, duke fituar edhe trofeun, ndërsa tani do të takohen në gjysmëfinale, me Real Madridin që synon të hakmerret.
Ndeshja e parë do të luhet më 1 mars në Santiago Bernabeu, derisa takimi i dytë luhet në “Camp Nou” më 5 prill.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo në mes të Osasunas dhe Athletic Bilbaos, e që finalja do të jetë më e zbehtë për dallim nga kjo fazë.
Padyshim se çdokush do të shpresonte që Reali e Barca të takoheshin në finale, por që tani do e kenë fatin t’i shikojnë në gjysmëfinale.
/Shqip.com