Rozë

Reagon Xhuli pasi doli e treta në finalen e Big Brother VIP Kosova

Juliana Nura

Një ndër banoret më të komentuara të Big Brother VIP Kosova, ishte Xhuli.

Ajo pas daljes nga shtëpia, ka reaguar dhe ka shprehur dashurinë që publiku i ka dhënë.

Ajo përmes një video, tha se edhe pse nuk mori çmimin e madh, ajo ndihej fituese.

“Unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë”, tha Xhuli.

Tutje, Xhuli tha se rrugëtimi i saj në BBVK, nuk ishte i lehtë pasi ajo ishte e përfshirë shumë në debate dhe ka qenë 18 herë e nominuar.

Kujtojmë që fitues i BBVK, është reperi i njohur Stresi.

/Shqip.com