Reagon për herë të parë ish-dashura e DJ Dagz
Publikuar:
(06.01.2022 14:12:59)

Në rrjet për një kohë të gjatë kanë qarkulluar fotografitë e DJ Dagz me ish-të dashurën e tij.
Bëhet fjalë për moderatoren e njohur, Ariana, e cila ka vendosur që të reagojë për herë të parë.
Ajo në një postim në rrjetin social Instagram ka bërë një shkrim, derisa thekson se publikimi i imazheve të saj cenon privatësinë.

“Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi I fotografive të mia me x personin”, është shprehur ajo.
Tutje ajo i ka kërkuar falje familjarëve dhe miqve për lajmet e shumta që i lexojnë për të.
Bukuroshja ndërkaq bëri të ditur një herë e mirë së e ka harruar atë kapitull, derisa po fokusohet në të ardhmen./SHQIP.com