Reagon Ministria e Punëve të Jashtme pas arrestimit të kosovarit nga Policia e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reagua pas arrestimit të kosovarit nga Policia e Serbisë.
Nga MPJD kanë thënë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka filluar kontaktin me autoritetet serbe.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se për çdo gjë do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve.
Në mëngjesin e kësaj të diele është arrestuar Abaz Beqiraj nga fshati Baballoq, Komuna e Deçanit.
I njëjti ka qenë duke u kthyer nga Gjermania për në Kosovë dhe në kufirin Hungari-Serbi është arrestuar nga Policia serbe.
I njëjti është arrestuar me dyshimin mbi mos pagesën e një dënimi që nga viti 2010./Shqip.com