Reagon Labinot Tahiri: Përse jemi prapë në mbyllje?

Këngëtari Labinot Tahiri ka reaguar prapë për vendimet e Qeverisë në lidhje me masat anti-Covid.
Tahiri, ka kundërshtuar vendosjen e masave të reja kundër Covid-19, të vendosura dje nga Qeveria e Kosovës.
“A na sugjeronin që ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!”, ka reaguar Tahiri.
Sipas tij vendimi i Qeverisë nuk është i drejtë dhe është i palogjikshëm.
“Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Hey..!
A ka virus?
Ku jeni more , ku jeni fshehur😩
A jeni të vaksionuar me nga dy doza ? Po.
Përse jemi prap në mbyllje?
A na sygjeronin qê ti marrim vaksinat se më nuk ju mbyllin dhe kalon pandemia!
Çfarë logjike ka këtu; ku qendrat tregtare janë hapur me nga 2000 persona në ditê dhe me plot qarkullim, ndërsa fitneset ku sporti i shëron njerëzit i kanë mshel dhe po i mbajnë mbyllur
😂Zoti ynê i madh!
Experta se jo mahii!
Heu BACA Kovid Biznesi e pirolla të qoftë!
E di që disa me shajn, ama nuk ka dert.
Hallall u’a bëj , ama e them realitetin dhe me del kah shpirti çfardo që e them.
Ju lutem jetojeni jetën pa panikë, se më jemi mesuar ; ku mbas kësaj doze të tretë , vjen doza tjetër ma e nxeht..
Vaksina e 4-të, e 5-të e me radhë..!
Gjynah, janë berë si rexhisora të atij filmi legjendar; RAMBO 1-shi, 2-shi, 3-shi, e derisa të starton 5 G-ja në Kosovën Republikë😉 E PASTAJ VARFERIA!