Reagon KFOR-i: Po monitorojmë situatën, policia ka përgjegjësi parësore
Publikuar:
(24.09.2023 15:32:10)
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës dhe ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.
“Komandanti i KFOR-it është në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm me të gjitha palët e interesuara ndërkombëtare, përfshirë BE-në, Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe me institucionet në Kosovë, dhe po punon intensivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në reagim.
KFOR-i ka sqaruar edhe njëherë se Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë parësore për menaxhimin e incidentit në terren.
KFOR-i ka thënë se vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur nëse kërkohet.
/Shqip.com