Reagon Haxhi Krasniqi pas fitores së mbrëmshme
Publikuar:
(06.08.2023 10:12:54)

Haxhi Krasniqi ka shënuar fitore ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi algjerianin.
Pas nëntë raundeve, gjyqtari e diskualifikoi Muhammedin për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.
Deri në atë moment, Haxhi Krasniqi nuk po arrinte assesi të tregonte lojën e tij.
E pas duelit ka ardhur edhe reagimi i boksierit junikas.
“Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë, faleminderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën. Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sotme timen dhe tuajën gjithashtu. Falënderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin. I juaji, Robin Krasniqi”, ka shkruar ai.
/Shqip.com