Lajme

Reagon Haradinaj pas deklaratave të këshilltarit të Kurtit

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, Hysamedin Feraj ju është drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt duke i thënë se duhet të jep përgjigje se pse serbët nuk e kanë vrarë atë por vëllezërit e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Feraj tha se opozita është duke vazhduar ta mbroj Serbinë nga Kurti.

“Opozita vazhdoi mbrojtjen e Serbisë si engjëlli i paqes në Ballkan kundër prishjes së imazhit të saj nga djalli Albin që po e paraqet si rrezik për paqen! Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër”, shkroi Feraj.

Ndërsa, si reagim ndaj deklaratave të Ferajt, vëllau i Ramush Haradinajt, Dauti ka shpërndarë një foto me mbishkrimin “Të fala nga ne të gjallët”./Shqip.com