Lajme

Gowing: S’mund ta mbaj integritetin tim dhe të mbroj vendimin për ndarjen e parave

Këshilltarja për punë në Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Kosovë, Elizabeth Gowing
Këshilltarja për punë në Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Kosovë, Elizabeth Gowing

Këshilltarja për punë në Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Kosovë, Elizabeth Gowing, ka dhënë dorëheqje, e cila funksionon në kuadër të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vendimi i saj vjen si reagim për ndarjen e disa parave të Qeverisë së Kosovës që ishin të destinuara për OJQ-të dhe mediat nga komunitetet joshumicë, por që shumica e parave shkuan për ato që janë shqiptare.

Për këtë ajo ka dalë me një sqarim ku thotë se nuk e mbron vendimin komisionit vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve dhe të mbrojë integritetin e saj.

“Jam lajmëruar për rezultatet e vlerësimit të tyre kur kanë dalë në ueb sajtin e ZKM-së. Aty kam gjet shumë pak organizatat të njohura për punë me komunitetet dhe kur i kam kontrolluar në regjistrin publikë të OJQ-ve, kam gjet vetëm tre që kanë një bazë në komunitet, sipas informatave në statute që shpallet aty. Kam kërkuar opinion ligjor nga Zyra Ligjore për mundësi me anulua një konkurs që ndan mjetet e shtetit në këtë mënyrë, dhe isha lajmërua se vetëm Komisioni i Ankesave mundet me e anulua këtë konkurs. Kur kuptova të hënën që komisioni nuk do ta anulojë konkursin, i kam lajmëruar që nuk mundem me vazhduar punë me Zyrën për Çështje të Komuniteteve. Nuk mundem me mbajt integritetin tim dhe me mbrojt vendimin e komisionit vlerësues për ndarjen e atyre mjeteve”, ka thënë ndër të tjera ajo.

/Shqip.com