Reagon deputeti gjerman pas lirimit të Pantiq: Tani është koha të hiqen barrikadat
Publikuar:
(28.12.2022 15:04:00)

Thomas Hacker, që është deputet në Parlamentin e Gjermanisë, ka reaguar pas vendimin për lirimin nga paraburgimi të ish-policit serb, Dejan Pantiq.
Hacker ka shkruar në Twitter, se tash është koha që të largohen barrikadat e vendosura.
Sipas tij, kjo duhet të bëhet nën mbikqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it.
“Dejan Pantic është liruar nga paraburgimi dhe është caktuar në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes”, ka shkruan në Twitter, deputeti Thomas Hacker.

/Shqip.com