Lajme

Reagon Bulliqi pas vrasjes së një personi në Peran të Podujevës: Na ka tronditur të gjithëve

Shpejtim Bulliqi, ish-kryetar i komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është ndjerë i tronditur nga vrasje e të riut në Peran të Podujevës.

Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shpreson që ky të jetë rasti i fundit.

“Rasti i vrasjes në Peran të Podujevës na ka tronditur të gjithëve. Duke u lutur që të jetë i fundit ky rast i vrasjes, ngushëllime familjes dhe miqve”, ka shkruar Bulliqi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci e ka konfirmuar rastin për Shqip.com.

Lexo edhe:
Vritet me armë zjarri një person në Peran të Podujevës

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku emergjent./Shqip.com