Lajme

Reagon BE: Qeveria e Kosovës po na shpërfill

Flamuj të Bashkimit Evropian.
Flamuj të Bashkimit Evropian.

Pas ShBA-së, Francës, Gjermanisë e Britanisë edhe BE-ja është shprehur e shqetësuar për aksionin e djeshëm të policisë në veri ku u mbyllën pesë komuna paralele.

Në reagimin e BE-së thuhet se ky operacion i policisë “i zhvilluar me udhëzime të Qeverisë së Kosovës rrezikon situatën e brishtë të sigurisë në terren” duke theksuar se ky aksion mund të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

BE-ja thotë se ky veprim “nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

BE-ja tutje thotë se Kosova “është zotuar për depërshkallëzim pasi nuk “i ka dëgjuar këshillat tona”.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së.

/Shqip.com