Rozë

Reagon Amosi pas eliminimit nga “BBVA”, ka një kërkim falje

Aktori, Amos Zaharia është eliminuar mbrëmë nga Big Brother VIP Albania.

Ai ishte në nominime më të gjithë banorët e shtëpisë, por që ishte ai që është votuar më së paku nga publiku.

Së fundi ish-banori ka bërë edhe një reagim në Instagram, ku ka falënderuar gjithë fansat e tij.

Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.

Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu përfshij edhe veten time mbi të gjithë”-shkruan mes të tjerash Amosi.

/Shqip.com