Lajme

Reagojnë avokatët: I akuzuari s’ka pranuar fajësinë

Avokatët mbrojtës të Iran Badalli, rasti i shpërthimit në Zhur, kanë reaguar pas raportimeve në media lidhur me pranimin e fajësisë të të akuzuarit.

Është raportuar se, i akuzuari Badalli, kishte thënë se kishte pranuar fajësinë për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e tij, bashkë me Arben Gashin, pasi është maltretuar dhe rrahur nga Policia.

Lexo edhe:
Shpërthimi në Zhur, i akuzuari: Pranova fajësinë pasi policët me rrahën

Postimi i plotë:

Si Av. Mbrojtës të I. Badalli, pasi lexuam disa lajme në disa nga mediumet online theksojmë:

Nuk është fare e vërtetë ajo çka kanë shkruar gazetat lidhur me këtë deklaratë rreth pranimit të fajësisë.

E vërteta qëndron se I. B., ka deklaruar se me çdo kusht e kanë malltretuar dhe rrahur që të pranon fajësinë, mirëpo i njëjti asnjëherë se ka pranuar.

Ky është një dallim esencial sepse edhe përkundër trysnisë së madhe që i është bërë, ai asnjëherë nuk e pranoi se e vendosi eksplozivin në shtëpinë e tij, për të cilën edhe po akuzohet padrejtësisht! Sot në seancë tregoi arsyet e dhënieve të atyre deklaratave dhe shumë të vërteta të tjera!

/Shqip.com