Sport Ndërkombëtar

Reagimi i fëmijëve në Katar kur e takojnë Ronaldon për herë të parë

Portugalia e sfidoi Ganës në duelin e dytë të grupit H, në “Stadium 974”, në kuadër të Kupës së Botës, shkruan Shqip.com.

Përpara fillimit të sfidës, ylli portugez Cristiano Ronaldo u përball me fëmijët në tunelin e stadiumit dhe reagimi i këtyre të fundit ishte padyshim fantastik.

Ndryshe, Ronaldo ka shkruar histori me golin e së enjtes ndaj Ganës.

Ronaldo është lojtari i parë që ka realizuar gola në pesë edicione të Kupës së Botës.

Ai ka shënuar në vitin 2006, në vitin 2010, pastaj 2014, 2018 dhe tani në vitin 2022.

Lionel Messi, Miroslav Klose, Pele e Uwe Seeler kanë shënuar në katër Kupa të ndryshme të Botës.

Ronaldo arrin në shifrën e 118 golave për Portugalinë.

/Shqip.com